Blerta Deliu: Gjykata Kushtetuese dha verdiktin që e prisnim

Blerta Deliu: Gjykata Kushtetuese dha verdiktin që e prisnim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ky ishte verdikti që ata e kishin pritur.

“Kishim të drejtë tërë kohën: Qeverisja e Albin Kurtit, përmes Avni Deharit, ka shkelur Kushtetutën në secilën seancë që nga 1 maji. Detyruan votim të fshehtë dhe na mohuan të drejtën për votë të hapur për kryetar Kuvendi”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Ajo e cilësoi këtë si “dështim të rëndë institucional” dhe “mungesë totale respekti ndaj ligjit dhe demokracisë”, duke theksuar se Kosova meriton udhëheqje me përgjegjësi dhe respekt për Kushtetutën.

Share This