Vallecano ndal Barcelonën

Vallecano ndal Barcelonën

Barcelona është ndalur me barazim në udhëtim te Rayo Vallecano, duke marrë vetëm një pikë në ndeshjen e javës së tretë të La Ligës.

Takimi i zhvilluar të dielën përfundoi me rezultat 1-1.

Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 40-të përmes talentit Lamine Yamal, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazh.

Megjithatë, në fraksionin e dytë vendasit reaguan fuqishëm dhe arritën të barazonin rezultatin në minutën e 67-të me golin e Perez.

Me këtë barazim, Barcelona shkon në 7 pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Vallecano ka 4 pikë dhe pozicionohet në vendin e dhjetë.

Share This