Elita e futbollit rikthehet sot me disa superduele

Elita e futbollit rikthehet sot me disa superduele

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me ndeshjet e xhiros së tretë, sfida që premtojnë duele të zjarrta.

Prishtina, liderja e tabelës dhe skuadra që e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte, udhëton në Gjilan për t’u përballur me skuadrën vendase, në një duel që pritet të dhurojë cilësi dhe rivalitet të lartë.

Në anën tjetër, Ferizaj – që aktualisht ndan kreun e tabelës me kryeqytetasit – do të kërkojë fitoren e radhës para tifozëve të vet, në një ndeshje tejet interesante ndaj Ballkanit.

Sfida të nxehta pritet edhe në takimet tjera të kësaj xhiro, ku Malisheva pret Dukagjinin, Drenica sfidon Prishtinën e Re, ndërsa Llapi do të ketë një përballje të fortë ndaj kampionit në fuqi, Dritës.

Sipas orarit të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, të gjitha ndeshjet e javës së tretë zhvillohen sot nga ora 16:30, përveç përballjes Llapi – Drita, e cila luhet të hënën në të njëjtën orë.

Superliga / Java e tretë

Sot takohen:

Ferizaj-Ballkani

Malisheva-Dukagjini

Gjilani-Prishtina

Drenica-Prishtina e Re

Të hënën takohen:

Llapi-Drita

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:30.

Share This