
GAZA/Pesë vdekje nga uria në 24 orët e fundit, mes tyre edhe fëmijë
Ministria e Shëndetësisë e Gazës, ka deklaruar se në 24 orët e fundit, spitalet në Rrip kanë regjistruar pesë vdekje të reja nga uria dhe kequshqyerja, përfshirë dy fëmijë.
Shifra, sipas një deklarate të publikuar në Telegram, e çon numrin total të vdekjeve nga uria dhe kequshqyerja që nga fillimi i armiqësive në 217, përfshirë 100 fëmijë.
Zyrtarët e spitalit në Gaza theksuan gjithashtu se të paktën 17 civilë janë vrarë nga zjarri i ushtrisë izraelite (IDF) që nga agimi i sotëm në pjesë të ndryshme të Rripit, raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
Ndër këto viktima, 11 u vranë ndërsa prisnin ndihmë humanitare në pjesën qendrore dhe jugore të territorit. /atsh/

