Behrami sulmon Hajdarin: Kontratat korruptive i klasifikojnë si sekrete, ndërsa mbrojtjen e UÇK-së e deklasifikojnë

Behrami sulmon Hajdarin: Kontratat korruptive i klasifikojnë si sekrete, ndërsa mbrojtjen e UÇK-së e deklasifikojnë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj ministres në detyrë dhe deputetes së Vetëvendosjes, Rozeta Hajdari, për mënyrën se si po trajtohet çështja e hetimeve për Rezervat Shtetërore, të cilat aktualisht janë nën shqyrtim nga Prokuroria Speciale.

Sipas Behramit, Hajdari vazhdon të “fshihet pas justifikimit të ‘sekretit shtetëror’”, ndërsa çështja ka të bëjë me kontrata të dyshuara për korrupsion dhe abuzim.

“Paramendo, kontratat korruptive – të abuzimit i kanë klasifikuar si sekrete. Ndërsa, financimin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së e kanë deklasifikuar! Çka me ju thënë këtyre, bre?”, ka shkruar Behrami në një reagim në rrjetet sociale.

Reagimi i tij vjen në mes të kritikave të ashpra publike ndaj Zyrës së Rezervave Shtetërore, ndërsa opozita po kërkon transparencë të plotë dhe përgjegjësi nga Qeveria në detyrë.

Share This