Provat nga Serbia në Speciale, Selimi: Kjo është tepër ofenduese dhe skandaloze

Provat nga Serbia në Speciale, Selimi: Kjo është tepër ofenduese dhe skandaloze

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, të mërkurën ka reaguar ashpër pas raportimeve se në mesin e provave të pranuara nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, gjenden edhe dokumente të dërguara nga institucionet e Serbisë, përfshirë shërbimet sekrete dhe policinë serbe.

Përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), Selimi e quajti këtë veprim “të tmerrshëm”, duke e konsideruar Serbinë si një burim krejtësisht të pabesueshëm për prova në këtë proces.

“Dhomat e Specializuara sapo kanë aprovuar ‘prova’ të reja të dorëzuara nga shërbimi sekret serb dhe policia serbe në gjyqin kundër themeluesve të UÇK-së. Kjo është jashtëzakonisht fyese dhe e tmerrshme. Serbia NUK është burim i besueshëm për asnjë ‘provë’,” ka shkruar Selimi.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik dhe politik në Kosovë, në një kohë kur procesi në Hagë po vazhdon me tensione të shtuara dhe thirrje për drejtësi nga përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të dala nga lufta.

Share This