
Zjarre në pesë bashki të Shqipërisë gjatë 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar nëntë vatra zjarri në pesë bashki të vendit: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat. Të gjitha vatrat janë neutralizuar me sukses nga autoritetet, pa shkaktuar humbje në jetë njerëzish apo dëme në banesa të banuara, me përjashtim të disa rasteve të veçuara me dëme materiale.
Dy zjarre janë shënuar në banesa, ku për shkak të një rrjedhjeje gazi është lënduar një grua. Ajo është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor. Gjithashtu, në një tjetër incident është përfshirë nga flakët një automjet privat.
Për shuarjen e vatrave, janë angazhuar 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse, në koordinim me strukturat vendore dhe ato të Mbrojtjes Civile.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, niveli i rrezikut nga zjarret mbetet “i lartë” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier.
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë dhe bashkëpunim nga qytetarët, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate emergjente. /rtsh/


