
Yildiz: Dua t’i fitoj të gjithë titujt me Juve, si Del Piero
Ylli i ri i Juventusit, Kenan Yildiz, në një intervistë për mediet italiane, ka shprehur dashurinë e madhe për klubin bardhezi.
Ai thotë se me Juvën synon t’i fitojë gjithë titujt sikurse ikona e torinezëve, Alessandro Del Piero.
“Dua t’i fitoj të gjithë titujt me Juventusin, si Alessandro Del Piero. Dua të mbetem përgjithmonë këtu, është një ëndërr për mua”, u shpreh Yildiz.
Mesfushori turk, që po tregon rritje të vazhdueshme me fanellën e Juves, duket i vendosur të ndërtojë një karrierë afatgjatë në Torino dhe të bëhet simbol i klubit në vitet që vijnë.
Deklarata e tij vjen në një moment kur Juventus është në proces rinovimi dhe rikthimi në majat e futbollit italian dhe evropian.


