Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë alternime vranësirash të cilat në relievet kodrinore malore hera-herës do të jenë të dendura. Në relievet kodrinore – malore të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët ndërsa në periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-12 m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/34 Diell re shi
Kukës 16/33 Diell re shi
Lezhë 21/34 Diell re shi
Dibër 15/31 Diell re shi
Durrës 20/33 Diell re shi
Tiranë 24/34 Diell re shi
Elbasan 22/34 Diell re shi
Berat 20/34 Diell re shi
Vlorë 21/33 Diell re shi
Korçë 15/29 Diell re shi
Gjirokastër 16/34 Diell re shi
Sarandë 15/31 Diell re shi
Share This