
Drita sot mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani, sot do të jetë pjesë e shortit për fazën e parë kualifikuese të ligës më të madhe në Evropë, Ligës së Kampionëve.
Shorti do të hidhet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, duke filluar nga ora 14:00.
Fatmirësisht gjilanasit do të jenë në vazon e skuadrave bartëse, çka në letër i jep një mundësi për një kundërshtar më të lehtë.
Drita mund të përballet me një nga 13 kampionët e ligave të vogla evropiane, përfshirë edhe dy skuadra shqiptare.
Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Dritës:
Inter Club d’Escaldes (Andorra)
Levadia (Estonia)
Dinamo Minsk (Bjellorusi)
Hamrun Spartans (Malta)
Kairat (Kazakhstan)
Milsami Orhei (Moldavi)
Differdange 03 (Luksemburg)
Iberia 1999 (Gjeorgji)
Vikingur (Ishujt Faroe)
Shelbourne (Irlandë)
Virtus (San Marino)
Shkëndija (Maqedonia e Veriut)
Egnatia (Shqipëri)


