
Mediet italiane: Klopp, trajner i Romës?
AS Roma raportohet se mund të jetë destinacioni i ardhshëm i trajnerit gjerman, Jurgen Klopp.
Sipas medieve italiane, ish-trajneri i Liverpool-it, pritet të marrë drejtimin e AS Romës.
Sipas “La Stampa”, gjermani është gati të zëvendësojë Claudio Ranierin në bankinën e verdhekuqve.
Ky lajm vjen si surprizë e madhe, veçanërisht pas lamtumirës emocionuese të Klopp nga ‘Anfield’.
Vetëm rreth gjashtë muaj më vonë, ai kishte nënshkruar një marrëveshje me Red Bull për të mbikëqyrur projektet e tyre futbollistike globale – një rol më shumë drejtues sesa praktik.
Por tashmë, siç raportohet, ish-trajneri i Borussia Dortmund i ka dhënë PO ‘romakëve’, edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e Romës, megjithatë, thuhet se njoftim zyrtar mund të vijë brenda pak ditësh.