Reali në kërkim të një mbrojtësi, Saliba prioritet i madrilenëve

Reali në kërkim të një mbrojtësi, Saliba prioritet i madrilenëve

Real Madrid raportohet se prej javësh ka nisur kontaktet me mbrojtësin e Arsenalit, William Saliba.

“Los Blancos” synojnë ta forcojnë repartin e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

Sipas raportimeve të “L’Équipe”, gjigantët spanjollë kanë zhvilluar tashmë bisedime me përfaqësuesit e 24-vjeçarit për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Real Madrid pritet të bëjë një ofertë zyrtare për Saliba-n në muajt në vijim, në një përpjekje për të rinovuar mbrojtjen që ka vuajtur këtë sezon si nga lëndimet e poashtu edhe nga mosha e avancuar e disa lojtarëve.

Saliba shihet si një lider i vërtetë, një profil që drejtuesit e Real Madridit besojnë se u mungon aktualisht në prapavijë. Francezi është bërë shtyllë kryesore te Arsenal që prej rikthimit të tij nga huazimi, dhe forma e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve elitare evropiane.

Skuadra e Ancelottit ka pasur probleme të mëdha në mbrojtje këtë sezon, me David Alaba, Eder Militao dhe Dani Carvajal që kanë munguar për periudha të gjata për shkak lëndimeve.

Me interesimin për Saliba-n që po rritet, mbetet për t’u parë nëse Arsenal do të jetë i gatshëm të pranojë ofertën e madrilenëve apo do të bëjë gjithçka për ta mbajtur liderin e mbrojtjes në “Emirates”.

Share This