
Moti sot, me diell dhe vranësira te pjesshme
Mbi vendin tonë të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira te pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 deri në 26 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.