Asllani para sfidës me Barcelonën: Duam finalen e Champions-it

Asllani para sfidës me Barcelonën: Duam finalen e Champions-it

“Ne duam të përgatitemi për ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, e dimë se sa e vështirë do të jetë, por ne besojmë”.

Pas fitores së Interit ndaj Veronës, Kristjan Asllani flet për ndeshjen e kthimit të së martës kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

“Kemi një ndeshje të rëndësishme të martën dhe duhet ta përgatisim mirë, sepse është më e rëndësishmja e vitit. Tifozët kanë qenë gjithmonë aty, edhe në ndeshjen kundër Bayern Munich ata na shtynë shumë. Ne presim shumë prej tyre edhe të martën, ata do të jenë lojtari ynë i dymbëdhjetë në fushë,” tha Asllani për “InterTV”.

Mesfushori shqiptar vulosi fitoren e Interit përballë Veronës, duke gjetur edhe golin e parë sezonal në kampionat.

Share This