
Izraeli thërret mijëra rezervistë: Do zgjerojmë ofensivën në Gazë
Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se ka thirrur dhjetëra, mijëra rezervistë për të zgjeruar ofensivën e saj në Rripin e Gazës.
“Dhjetëra, mijëra rezervistë që thirren do të paraqiten në ushtri në javën e ardhshme, ” shpjegojnë autoritetet izraelite.
Masa vjen mes një situate tashmë të përkeqësuar humanitare në enklavë. Izraeli ka bllokuar të gjitha ndihmat, mjekësinë, ushqimin dhe mallrat tregtare nga hyrja në Gazë që nga 2 marsi.
Gati 52.500 palestinezë janë vrarë në Gazë në sulmin brutal të Izraelit që nga tetori i vitit 2023, shumica e tyre gra dhe fëmijë.
Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste nëntorin e kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gazë.
Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e saj në Gazë, raporton rtsh.