Policia sërish me një operacion në Kaçanik

Policia sërish me një operacion në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë një operacion tjetër në Komunën e Kaçanikut.

Lajmin për RTKlive ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai nuk ka dhënë informacione se pse është nisur ky operacion, por ka thënë se opinioni do të njoftohet ndërkohë.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut. Edhe në këtë rast, pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”,  ka thënë Kelani.

Share This