
Superliga vjen sot me dy supersfida
Elita e futbollit të Kosovës, vazhdon sot me dy superduele të xhiros së 30-të.
Prishtina i bën ‘konak’ Ferizajt në një sfidë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Ndërkaq, në duelin tjetër të ditës së sotëm ballafaqohen Suhareka dhe Drita, një tjetër përballje e ‘nxehtë’ që do të luhet në Suharekë.
Xhiroja e 30-të mbyllet të hënën pas dite me ndeshjet Gjilani-Dukagjini dhe Feronikeli 74’-Ballkani.
Superliga / Java e 30-të
Sot takohen:
Prishtina-Ferizaj
Suhareka-Drita
Të hënën takohen:
Gjilani-Dukagjini
Feronikeli ’74-Ballkani
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00 përveç duelit Prishtina-Ferizaj që luhet prej orës 20:00.