Përballimi i pandemive, vendet anëtare të OBSH bien dakord për marrëveshjen historike

Përballimi i pandemive, vendet anëtare të OBSH bien dakord për marrëveshjen historike

Vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord për tekstin e një marrëveshjeje historike mbi mënyrën e përballimit të pandemive të ardhshme, që synon shmangien e gabimeve të bëra gjatë krizës COVID-19.

Pas më shumë se tre vitesh bisedimesh dhe një sesioni të fundit maratonë, delegatët e lodhur në selinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë më në fund e vulosën marrëveshjen rreth orës 2 të mëngjesit (0000 GMT).

“Sonte shënon një moment të rëndësishëm në udhëtimin tonë të përbashkët drejt një bote më të sigurt. Kombet e botës bënë histori sot në Gjenevë”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Pesë vjet pas shfaqjes së Covid-19, i cili vrau miliona njerëz, shkatërroi ekonomitë dhe përmbysi sistemet shëndetësore, një ndjenjë urgjence mbizotëronte mbi bisedimet, me kërcënime të reja që fshiheshin – duke përfshirë gripin e shpendëve H5N1, fruthin, mpoksin dhe Ebolën.

Faza e fundit e bisedimeve u zhvillua gjithashtu nën hijen e shkurtimeve të shpenzimeve të ndihmës së jashtme të SHBA-së dhe kërcënimeve për tarifat mbi produktet farmaceutike. /rtsh/

Share This