Flick para sfidës me Dortmundin: Nuk duhet të ndalemi këtu

Flick para sfidës me Dortmundin: Nuk duhet të ndalemi këtu

Barcelona është në prag të përballjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

Katalonasit dhe ‘Milionerët’ e Gjermanisë do të përballen nesër mbrëma në një sfidë që pritet të sjellë një duel të zjarrtë.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick në konferencën për medie, një ditë para ballafaqimit me Dortmundin, thotë se skuadra e tij është gati për sfidën me skuadrën gjermane.

Strategu gjerman thotë se synimi i Barcelonës, është që të kalohet pengesa e quajtur Borussia Dortmund.

“Mendoj se, kur je në çerekfinale, dëshiron të përballesh me cilëndo skuadër. Qëllimi është të ecësh përpara dhe të mos ndalesh këtu”, ka thënë Flick.

Trajneri gjerman vlerësoi lartë kundërshtarin e nesërme.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Borussia Dortmund është një kundërshtar i qëndrueshëm, me shumë cilësi në sulm. Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse dinë të krijojnë rrezik nga çdo situatë”, tha ai.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Borussia Dortmund do të fillojë në orën 21:00.

Share This