Real Madridi e fiton dramën e penalltive, e eliminon Atleticon nga Championsi

Real Madridi e fiton dramën e penalltive, e eliminon Atleticon nga Championsi

Real Madridi është çerekfinalisti i fundit në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” e eliminuan Atletico Madridin pas ekzekutimit të penalltive, pasi rezultati pas 210 minutave lojë ishte i barabartë, 2:2.

Dueli i parë në “Bernabeu” u mbyll me fitore 2:1 të vendasve.

E fitore pas 90 minutave në ndeshjen e sontme arriti edhe Atletico 1:0 në shtëpi, duke bërë që ndeshja të vendoset në vazhdime, eventualisht në  penallti.

Ishte Conor Gallagher që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në sekondën e 27-të.

Real Madridi pati mundësi të artë për të shënuar golin e kualifikimit, por Vinicius Junior gjuajti krejtësisht jashtë nga penalltia në minutën e 70-të.

As vazhdimet prej 30 minutave nuk sollën fitues e as gol të shënuar, teksa si alternativë përfundimtare mbetën penalltitë.

E në penallti, Real Madridi u tregua më i mirë, duke avancuar tutje, shkruan Express.

Në çerekfinale, Real Madridi do të ndeshet me Arsenalin.

Share This