
Gjithçka gati për duelin Drita-Inter Club d’Escaldes, gjilanasit 180 minuta larg kualifikimit në LK
Pak orë na ndajnë në dueli mes Dritës dhe Inter Club d’Escaldes të Andorrës, ndeshje kjo që do të luhet sonte në ‘Fadil Vokrri’.
Kampionia e Kosovës dhe skuadra nga Andorra, në sfidën e parë të ‘play-off-it’ në Ligën e Konferencës, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Skuadra jonë synon të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në aventurën evropiane. Drita vjen në këtë sfidë me vetëbesim të lartë, pas paraqitjes së shkëlqyer në raundin paraprak, ku eliminoi Tre Fiori-n e San Marinos me rezultat të përgjithshëm 9–1. Gjilanasit triumfuan 4–1 në ndeshjen e parë në udhëtim, ndërsa në duelin e kthimit në Prishtinë festuan me shifrat e thella 5–0.
Tashmë Dritën e ndajnë vetëm dy ndeshje nga një arritje e madhe – kualifikimi në fazën e ligës së Conference League.
Për këtë sfidë pritet edhe mbështetje e madhe nga tifozët “Intelektualët”, të cilët synojnë të krijojnë atmosferë të veçantë në “Fadil Vokrri” dhe ta ndihmojnë skuadrën në përballjen e parë ndaj kampionit të Andorrës.
Ndeshja Drita – Inter Escaldes fillon në orën 20:00, derisa dueli kthyese luhet pas një javë në Andorra.

