Tragjedi në Nigeri, anija e mbingarkuar përmbytet në Sokoto, humbin jetën të paktën 40 fëmijë

Tragjedi në Nigeri, anija e mbingarkuar përmbytet në Sokoto, humbin jetën të paktën 40 fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin Sokoto, në veriperëndim të Nigerisë, ku një varkë e mbingarkuar me pasagjerë është përmbytur, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 40 fëmijëve.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila ka cituar përfaqësuesit e autoriteteve vendore përgjegjëse për lundrimin ujor.

“Mund të konfirmoj se deri më tani janë gjetur trupat e rreth 40 fëmijëve,” deklaroi Abdulkadir Yusuf, kreu rajonal i Autoritetit Kombëtar të Ujërave të Brendshme.

Sipas zyrtarëve lokalë, aksidenti ndodhi gjatë kohës që pasagjerët po udhëtonin drejt fushave të orizit për të marrë pjesë në procesin e mbjelljes ose korrjes.

“Aksidenti ndodhi ndërsa pasagjerët po shkonin në fushat e orizit për mbjellje ose korrje,” u shpreh Sarkin Daji, kryetar i zonës lokale.

Mbingarkesa e mjeteve të lundrimit dhe mungesa e masave të sigurisë mbeten ndër shkaqet kryesore të incidenteve të tilla tragjike në rrugët ujore të rajonit. /rtsh/

Share This