Liverpool deklason West Ham-in, ngjitet në vendin e pestë

Liverpool deklason West Ham-in, ngjitet në vendin e pestë

Liverpool u ngjit në vendin e pestë në Premier League pas fitores bindëse 5-2 ndaj West Ham United në “Anfield”, duke e çuar në katër numrin e fitoreve radhazi në të gjitha garat.

Të besuarit e Arne Slot e nisën ndeshjen furishëm, teksa që në minutën e pestë Hugo Ekitike zhbllokoi shifrat pas një asistimi nga Ryan Gravenberch.

Pak minuta më vonë, pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Dominik Szoboszlai, ishte Virgil van Dijk ai që dyfishoi epërsinë me kokë.

Para pushimit, vendasit realizuan edhe golin e tretë. Ekitike shërbeu për Alexis Mac Allister, i cili nuk gaboi përballë portierit kundërshtar.

West Ham reagoi në fillim të pjesës së dytë, kur Tomas Soucek shënoi për 3-1, por Liverpooli riktheu shpejt kontrollin e lojës. Cody Gakpo realizoi golin e katërt, ndërsa londinezët ngushtuan sërish diferencën me një gol të Taty Castellanos.

Në fund, një autogol i Axel Disasi vulosi rezultatin 5-2 në favor të “Reds”.

Kjo fitore forcon shpresat e Liverpoolit për një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, ndërsa West Ham mbetet në zonën e rrezikut, dy pikë larg mbijetesës.

Share This