
Gjiganti italian insiston për Edon Zhegrovën
Klubi i madh italiane Napoli raportohet se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli kosovar i Lillës, Edon Zhegrova. ‘Napolitanët’ skuadër në të cilën luan edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmanin prej kohësh është duke e monitoruar yllin e Dardanëve.
Napoli ende nuk ka gjetur pasuesin e Khvicha Kvaratskhelia, i cili në janar iu bashkua PSG-së.
Zhegrova sipas medieve italiane, shihet lojtar ideal nga krerët e Napolit për të zëvendësuar Kvaratskhelia, transmeton RTKLive.com.
Sulmuesi kosovar tashmë i ka bërë të qartë krerëve të Lillës së në fund të këtij sezoni do të largohet nga skuadra franceze e cila kërkon rreth 40 milionë euro për Zhegrovën.
Reprezentuesi i Kosovës me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit 2026, por siç raportohet, lojtari gjatë verës që po vjen do të bëhet me klub të ri.
Napoli thuhet se është destinacioni më i mundshëm për Zhegrovën.
Ndryshe, kosovari është duke u vazhduar edhe nga Juventusi, një tjetër klub i madh italian.