Xhaka: E dimë se si mundën bavarezët

Xhaka: E dimë se si mundën bavarezët

Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, një ditë para duelit me Bayern Munich, është shprehur optimist se skuadra e tij mund të fitojë ndaj skuadrës ‘bavareze’.

Bayern Munich dhe Leverkusen do të ndeshen nesër mbrëma në ‘Alianz Arena’ në sfidën e parë të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Xhaka e pranon se skuadra nga Munich është favorit, megjithatë, ai është i bindur se Leverkuseni do të bëjë paraqitje të mirë në duel me liderin e tabelës në Bundesligën gjermane.

“Mendoj se ekipi që kryeson në Bundesligë duhet të konsiderohet si favorit”, ka thënë Xhaka.

“Nuk dua që të keqkuptohem e të mendoni se nisemi të dorëzuar. Ne i kemi armët tona për të përballuar një ekip si Bayern Munich. E dimë se si mundën ‘bavarezët’. Me dëshirë dhe uri për sukses arrihet gjithçka”, ka theksuar reprezentuesi shqiptar i Zvicrës.

Ndeshja Bayern Munich-Leverkusen fillon në orën 21:00.

Share This