Sulmet e Kurtit ndaj mediave, AGK: Po rrezikon gazetarët, cenon lirinë e medias – E papranueshme

Sulmet e Kurtit ndaj mediave, AGK: Po rrezikon gazetarët, cenon lirinë e medias – E papranueshme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj sulmeve të vazhdueshme ndaj mediave që bëhen nga ana e kryeministri Albin Kurti, duke e dënuar gjuhën e Kurtit.

AGK ka thënë se retorika e Kurtit është e papranueshme dhe se rrezikon gazetarët dhe mediat.

Po ashtu, nga AGK është deklaruar se gjuha e Kurtit minon lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.

Njoftimi:

AGK-ja dënon sulmet e përsëritura të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj mediave

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar edhe këtë të martë sulmet ndaj mediave.

“Gjykimi im është se Prokuroria është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi,” ka deklaruar Kurti në Gjilan. Këtë deklaratë e ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për mosparaqitjen e tij si dëshmitar në rastin e Rezervave Shtetërore, intervistë e caktuar për orën 10:00.

AGK-ja e dënon këtë gjuhë të Kryeministrit në detyrë dhe rithekson se një retorikë e tillë është e papranueshme, rrezikon gazetarët dhe mediet, si dhe minon lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.

Share This