
Rubin përfundon dëshminë e tij në Hagë: Ishte privilegj për mua të jem këtu
James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit, sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka përfunduar dëshminë, për ditën e tretë me radhë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Rubin tha se ishte privilegj për atë që të japë dëshmi në këtë proces përkundër faktit që ka zgjatur pak si shumë.
“Dua të them që ishte privilegj për mua të jem këtu, pvarësisht se zgjati pak më shumë”, tha James Rubin, raporton rtk.


