
Klop dhe stafi i tij morën 9.6 milionë stërlina nga Liverpul për largimin e parakohshëm
Bilancet ekonomike të skuadrës së Liverpul kanë treguar se largimi i Jurgen Klop dhe stafit të tij dy vite përpara fundit të kontratës i ka kushtuar arkave të klubit plot 9.6 milionë stërlina.
Trajneri gjerman vendosi që të largohej në qershor të 2024-ës edhe pse akordi që kishte me klubin mbaronte në 2026-ën. Por fakti se Klop ka vendosur vetë të largohet nuk i ka evituar klubit britanik që të paguajë atë dhe stafin e tij të ngushtë (Pep Lijnders, Peter Kraëietz, Vitor Matos, John Achterberg, Jack Robinson, Andreas Kornmayer dhe Andreas Schlumberger) një shifër të majme stërlinash