Tërmet i fuqishëm në Kroaci, 5 shkallë të Rihterit 

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, 5 shkallë të Rihterit 

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5, sipas shkallës Rihter, goditi zonën e Kroacisë, njoftoi Qendra Evropiane-Mesdhetare e Sizmologjisë (EMSC).

Sipas kësaj qendre tërmeti u regjistrua 26 kilometra nga Gospići, 119 kilometra nga Spliti dhe 14 kilometra nga Posedarja. Tërmeti u shënua në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Fillimisht, faqja e EMSC-së raportoi se tërmeti ishte me magnitudë 5,3 shkallë të Rihterit, por më vonë ky informacion u përditësua. Lëkundjet u ndjenë fort në rrethinat e Zarës, në zonën e Posedarjes dhe në një pjesë të Likës.

Qytetarët raportuan se tërmeti ishte aq i fuqishëm saqë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Disa minuta pas lëkundjes së parë, në Kroaci u regjistrua një tërmet i dytë me magnitudë 2,5, i cili ndodhi 87 kilometra nga Spliti në një thellësi prej 15 kilometrash, raporton rtk.

Share This