Tarifat e reja të Trumpit hyjnë në fuqi – për Kosovën mbeten të pandryshuara

Tarifat e reja të Trumpit hyjnë në fuqi – për Kosovën mbeten të pandryshuara

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka vënë në fuqi tarifat e reja tregtare për më shumë se 90 vende në mbarë botën, duke përfshirë edhe disa shtete të Ballkanit Perëndimor.

Sipas “BBC”-së, tarifat synojnë të mbrojnë prodhimin vendor amerikan dhe do të aplikohen mbi një gamë të gjerë mallrash të importuara.

Megjithatë, për Kosovën, tarifat mbeten të pandryshuara – në nivelin 10%. E njëjta përqindje vlen edhe për Malin e Zi, ndërsa vendet e tjera të rajonit përballen me rritje më të larta: Serbia 35%, Bosnja e Hercegovina 30% dhe Maqedonia e Veriut 15%.

Ekspertët paralajmërojnë se këto tarifa mund të ndikojnë në çmimet e konsumatorëve amerikanë, pasi kompanitë importuese mund të transferojnë kostot shtesë te blerësit.

Në nivel global, disa nga tarifat më të larta do të prekin Brazilin dhe Indinë, me një normë prej 50% që do të hyjë në fuqi më 27 gusht për të dy vendet.

Share This