
Haziri: Jemi krenarë që së bashku në Gjilan kemi filluar rrugën për rikthimin e madh të LDK-së
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është shprehur krenar për “rikthimin e madh të LDK-së në Gjilan”.
Haziri deklaron se “ky është veç fillimi i këtij procesi e na pret shumë punë e angazhim bashkë deri në vjeshtë, për t’i dhënë Gjilanit formë, besim, shpresë e dashni”.