
“Jam babë i tre fëmijëve, jo më shumë – jam i bindur për të qenë kryeminstër”, Bedri Hamza për thirrjet “Albin Baba”
Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza ka komentuar thirrjet ‘Albin Baba’ që po i bëhen kryeministrit aktual, Albin Kurti.
Hamza në emisionin Pressing në T7 tha se ai është vetëm babë i tre fëmijëve të tij, ndërsa thotë se është i bindur për të qenë kryeministër i vendit dhe i qytetarëve të Kosovës.
“Duhet me kuptu që si kryeministër që vetëm nuk i din krejt, nuk mundesh krejt, duhet me pasë ekip, duhet me besu, me delegu detyra.
Unë jam babë i tre fëmijëve, ma shumë s’jom, jam i lumtur që janë rrit, me përpjekje për edukatë, jam i bindur që me kon kryeministër i vendit tem, me qenë një model që ju shërbej njerëzve. Nuk bohna kryeministër me realizu far ego tem personale, por për me zbatu këtë program, me besimin e qytetarëve, me një ekip të mirë, përgjegjësinë me marrë në rast të dështimit”, tha ai.