Rinovim apo lamtumirë? Flet Muller
Thomas Muller dëshiron të marrë pak më shumë kohë.
Sulmuesi 35-vjeçar gjerman është një simbol i gjallë te Bayern Munich dhe edhe pse nuk po del në fushë këtë sezon si dikur, ai nuk ka reaguar kur është përballur me zgjedhjet e trajnerit, Vincent Kompany.
Për momentin, megjithatë, situata kontraktuale duhet të përcaktohet duke qenë se ajo do të skadojë më 30 qershor, i lirë për të nënshkruar për çdo klub tjetër që e dëshiron.
Ai luan më pak, por akoma ka ndikim. Dhe më e rëndësishmja, ka mbështetjen e plotë të tifozëve të Bayernit. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të mjaftojë për të rinovuar kontratën me klubin bavarez:
“Sigurisht që ka një listë me pro dhe kundër, por gjithçka është shumë e qetë. Nuk do të them shumë sepse as që e mendoj. Për mua kjo nuk është një temë kaq e nxehtë”, deklaroi fillimisht Muller. Duke u larguar nga gazetarët e pranishëm në zonën mikse pas fitores 5-0 ndaj Hoffenheimit, me një buzëqeshje në fytyrë, duhet dhe një batutë: “Edhe mund të shitem deri në fund të janarit”.