Vuçiqi: Më pret një ditë e vështirë në Bruksel

Vuçiqi: Më pret një ditë e vështirë në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot se e pret një ditë e vështirë në Bruksel, ku siç është paralajmëruar do të ketë takime me të gjithë zyrtarët e BE-së.

“Sot kam një ditë të vështirë në Bruksel dhe bisedoj me të gjithë zyrtarët evropianë që janë emëruar rishtazi në Komisionin Evropian. Dëshira ime ka qenë të qëndroj sot në mëngjes në hapjen e këtij samiti, edhe nëse nuk kam arritur t’i bëj të gjitha takimet”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiqi  ndër të tjera, do të ketë takime të veçantë me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Callas.

Share This