
Behrami kritikon heshtjen e Kurtit pas fyerjeve ndaj shqiptarëve në Shkup, ja çfarë thotë
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj heshtjes së krerëve institucionalë të Kosovës pas parullave raciste kundër shqiptarëve në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni e Veriut–Rumani.
Përmes një postimi në Facebook, Behrami akuzoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ministren Donika Gërvalla dhe presidenten Vjosa Osmani për “bashkëfajësi politike dhe morale” përmes heshtjes së tyre.
Sipas tij, koalicioni VLEN, i mbështetur nga Kurti, ka shndërruar një projekt të shpresës për shqiptarët në “instrument të ngritjes së një pushteti me nostalgji për represionin e vjetër”.
Ai e cilësoi këtë një “koalicion të trashëgimisë së represionit jugosllav mes Shkupit dhe Prishtinës”.
Behrami tha se shqiptarët nuk duhet të mbeten më spektatorë të “solidaritetit të heshtur kundër vetes”.


