Perez sulmon UEFA-n: Asnjë nuk e kupton formatin e ri të Champions-it

Perez sulmon UEFA-n: Asnjë nuk e kupton formatin e ri të Champions-it

Florentino Perez sulmon UEFA-n në fjalimin e tij pas Asamblesë së Përgjithshme të Real Madridit.

“Askush nuk e kupton formatin e ri, ka më shumë ndeshje por vlejnë më pak. Vetëm në fund do të zgjojë emocione, jo në këto ndeshjet e para. Ashtu siç ‘Santiago Bernabeu’ kishte promovuar lindjen e Kupës së Kampionëve, tani jemi krenarë që mbështesim Superligën. Vendimi i Gjykatës Evropiane na kthen lirinë, formati do të jetë 100% meritokratik”, tha Perez.

Më pas kalojmë te ‘Topi i Artë’ i fituar nga Rodri, i cili mundi Vinicius.

“Dua të them së pari se Rodri është një futbollist i madh. Por më pas dua të kujtoj se ishte edicioni i parë i organizuar nga UEFA. i cili thotë se Rodri duhej të fitonte një vit më parë dhe ky vit ishte kompensim për të, ka të drejtë.”

Këtë vit një lojtar i Real Madridit duhej të fitonte, pavarësisht nga rregullat që zbatoheshin. Vinicius e meritonte, por edhe Carvajal. Ose Bellingham. Dhe në vend të kësaj, metoda e votimit u ndryshua, është e pabesueshme që, duke qenë se futbolli është një sport global, ka gazetarë nga kombet që as nuk e futën Vinicius në dhjetëshen e parë”, ka theksuar numri një i Realit.

Share This