Trossard refuzon ofertën e re të Arsenalit, në dyshim e ardhmja e belgut

Trossard refuzon ofertën e re të Arsenalit, në dyshim e ardhmja e belgut

Leandro Trossard raportohet se ka vendosur të mos e pranojë për momentin ofertën e re të kontratës nga Arsenal, duke krijuar pasiguri për të ardhmen e tij tek klubi londinez.

Sulmuesi belg është në dy vitet e fundit të kontratës aktuale, ndërsa drejtuesit e “Topçinjve” janë të shqetësuar për situatën.

Sipas “The Athletic”, Arsenal i ka ofruar Trossard-it një zgjatje kontrate deri në vitin 2027, e shoqëruar me një rritje të ndjeshme page, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij gjatë 18 muajve të fundit.

Megjithatë, lojtari ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen, duke lënë gjithçka pezull.

Ndërkohë, 29-vjeçari ka ndërruar së fundmi agjentët dhe po vlerëson mundësitë që i ofron afatit kalimtar i verës.

Një nga pistat më konkrete është ajo e Saudi Pro League, ku disa klube kanë shfaqur interesim të drejtpërdrejtë për shërbimet e tij.

Në Londër, trajneri Mikel Arteta dhe drejtuesit sportivë preferojnë ta mbajnë belgun në skuadër dhe të shmangin një zëvendësim të paparashikuar në repartin ofensiv këtë verë.

Por me kontratën në pritje dhe interesimin nga jashtë, ardhmëria e Trossard mbetet një çështje e hapur për Arsenalin në javët në vijim.

Share This