Interi deklason Veronën, ngjitët në krye të tabelës

Interi deklason Veronën, ngjitët në krye të tabelës

Interi e ka deklasuar Veronën duke e mposhtur në udhëtim me rezultat të thellë 0-5, të shtunën në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit italian.

Kampionët në fuqi të Italisë, u treguan ekip dukshëm më i mirë se nikoqirët duke e kontrolluar lojë më mirë në terren dhe duke shënuar pesë gola.

Të besuarit e Simone Inzaghit, qysh në pjesën e parë siguruan fitoren duke e çuar pesë herë topin në rrjetën e Veronës.

Correa (17’), Thuram (22’, 25’), De Vrij (31’) dhe Bisseck (41’), shënuan për fitoren e skuadrës ‘Nerazzure’, skuadër në të cilën titullar ishte edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani.

Pas kësaj fitore, Interi ngjitët në krye të tabelës me 28 pikë, dy më shumë së Napoli, kjo e fundit ka një ndeshje me pak, kurse, Verona renditet e 14-ta me 12 sosh.

Share This