Lista ”Ideal” e Bekim Jasharit i bashkohet koalicionit me AAK-në, Lushtaku garon për deputet

Lista ”Ideal” e Bekim Jasharit i bashkohet koalicionit me AAK-në, Lushtaku garon për deputet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në cilësinë e udhëheqësit të koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 ka njoftuar se i është bashkuar edhe Lista “Ideal”.

Haradinaj tha se Lista “Ideal” do të garojë në listën e tyre dhe Gjenerali Nuredin Lushtaku do të jetë kandidat për deputet.

“Në cilësinë e udhëheqësit të koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ju informoj se Lista “Ideal”, e krijuar nga Bekim Jashari e sot e udhëhequr nga Gjeneral Nuredin Lushtaku, luftëtar i orëve të para të lirisë, bartës i shumë funksioneve në institucionet e pasluftës, Listë që kishte garuar në zgjedhjet e fundit komunale në Skenderaj, sot i është bashkuar koalicionit tonë. Lista “Ideal” do të garojë në listën tonë dhe Gjeneral Lushtaku do të jetë kandidat për deputet. Po ashtu Gjeneral Lushtaku do jetë kandidat i koalicionit tonë për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet komunale. Kështu bëhemi bashkë për Kosovën Fituese!”, tha Haradinaj.

Share This