Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite vazhdon të rritet në Bejrut
Sipas autoriteteve libaneze, të paktën gjashtë persona u vranë në sulmet izraelite në periferinë e Bejrutit, Haret Hreik.
“Të paktën 91 persona u plagosën gjatë sulmeve”, tha Ministria libaneze e Shëndetësisë.
“Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë”, shtoi ministria.
Ushtria izraelite tha se kishte sulmuar selinë e milicinë e Hezbollahut në periferi të Bejrutit.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se ky ishte një sulm i qëllimshëm që synonte selinë – e cila ndodhej nën një ndërtesë banimi. /atsh/