Drejtori i Fiorentinës tregon pse kishte dështuar transferimi i Roque

Drejtori i Fiorentinës tregon pse kishte dështuar transferimi i Roque

Klubi italian Fiorentina kishte provuar që të transferonte talentin e Barcelonës, Viktor Roque, por sipas klubit nga Firenca, kushte që kërkonte klubi katalonas ishin tepër të larta.

Braziliani Roque tek ‘Bluagranat’ nuk po ia del të gjejë një vend titullari në skuadrën Felick, dhe siç raportohet, Barcelona ishte e gatshme ta shesë lojtarin në verën që lamë prapa.

Drejtori i Fiorentinës, Prade për mediat italiane, deklaroi se kishin tentuar të transferonin Roque-n, por sipas tij, çmimi që kërkonte Barcelona ishin i lartë.

“Ne u përpoqëm të nënshkruanim me Vitor Roque por kushte ishin të pamundura në atë moment”, ka thënë Prade.

“Barça donte 40 milionë euro për Roque, kështu që nuk kishte asnjë shans”, ka theksuar ai.

Share This