Moti në Shqipëri, me kthjellime, vranësira e reshje
Në Shqipëri moti sot do të jetë vranësira mesatare deri të dendura reshje shiu dhe rrebeshe me stuhi lokale.
Era do të jetë me drejtim jugperëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 16/30°C
Zonat e ulëta 20/35°C
Zonat bregdetare 22/33°C.