Fuqizohet euro, kalon mbi lekun
Euro po e mbyll javën në pozita më të forta përballë lekut shqiptar.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, monedha evropiane po këmbehet aktualisht me 100.19 lekë.
Ky rezulton ndër nivelet më të larta brenda muajit gusht, shkruan abcnews.al.
Gjatë javëve që lamë pas euro regjistroi një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në historinë e kursit të këmbimit duke i afruar kufirit të 99 lekëve.
Agjentët e kursit të këmbimit e lidhi këtë tendencë forcimi të monedhë euro me faktin se tashmë një pjesë e mirë e emigrantëve por edhe turistë kanë nisur të largohen nga Shqipëria për shkak të përfundimit të sezonit veror.