Ulen temperaturat në Shqipëri, vranësira me reshje dhe stuhi lokale

Ulen temperaturat në Shqipëri, vranësira me reshje dhe stuhi lokale

Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira mesatare deri te dendura dhe reshje shiu me rrebeshe në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim 8  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     17/33°C

– Zonat e ulëta      18/37°C

– Zonat bregdetare 20/34°C

Kosova për dt. 18 Gusht 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 19°C –21°C në mëngjes deri në 31°C –37°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë 19 Gusht 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira te dendura me reshje shiu deh stuhi në zonën bregdetare. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim 8-15  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     15/30°C

– Zonat e ulëta      18/37°C

– Zonat bregdetare 20/31°C

Share This