Francë, dy persona janë zhdukur pas përplasjes së dy avionëve luftarak
Dy avionë luftarakë u rrëzuan të mërkurën në Francën verilindore, pasi u përplasën me njëri-tjetrin, thanë zyrtarët ushtarakë.
Një nga pilotët shpëtoi i padëmtuar pasi u hodh. Por kërkimet janë ende në vazhdim për dy personat që ndodheshin në avionin tjetër. Bëhet fjalë për një person që i është nënshtruar trajnimit dhe një instruktor, njofton kompania mediatike BFM.
Avionët luftarakë të tipit ‘Rafale’ u përplasën pasi u kthyen nga një mision karburanti në Gjermani dhe u rrëzuan pranë qytetit Colombey-les-Belles, raporton rtk.