
FSK-ja nderon viktimat e 11 shtatorit 2001
Në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat e FSK-së.
Me këtë akt simbolik, FSK-ja përkujton viktimat e pafajshme të kësaj tragjedie dhe shpreh solidaritetin e saj me popullin amerikan, familjet e viktimave dhe të gjithë ata që humbën jetën duke u përballur me pasojat e sulmeve terroriste.
“Populli i Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë përherë në krah të popullit amerikan, miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, duke ndarë dhimbjen në ditët e vështira dhe duke festuar së bashku në ditët e gëzimit. Miqësia dhe solidariteti ynë mbeten të palëkundura”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

