Bajrami: Është urgjencë kombëtare të shpëtohet Kosova

Bajrami: Është urgjencë kombëtare të shpëtohet Kosova

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se Kosova ndodhet përballë një “urgjence kombëtare”, duke kërkuar që të ndërmerren hapa për forcimin e përgjegjësisë institucionale dhe respektimin e Kushtetutës.

Bajrami ka thënë se një nga prioritetet e saj në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës.

Sipas saj, personat që shkelin Kushtetutën duhet të përballen me përgjegjësi ligjore.

“Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet. Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka kritikuar gjithashtu pushtetin aktual, duke pretenduar se vendi po rrezikohet nga veprimet e tij.

“Sepse ky vend nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, ka deklaruar Bajrami. /Rekordi.net

Share This