
Zelensky paralajmëron mbylljen e hapësirës ajrore ruse, Putin: Terrorizëm shtetëror
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar linjat ajrore se hapësira ajrore ruse do të mbyllet.
“Ne duam të paralajmërojmë çdo linjë ajrore që përdor hapësirën ajrore ruse, çdo kompani, të gjithë ata që ende përdorin aeroportet kryesore ruse: qielli rus po bëhet jashtëzakonisht i rrezikshëm”, tha presidenti ukrainas ndërsa shton se “Ukraina nuk kërcënon aviacionin civil si të tillë, as edhe një avion të vetëm civil. Thënë thjesht, do të ketë dronë në qiellin rus në një shkallë që duhet të merret seriozisht”.
Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin reagoi menjëherë, duke thënë se komentet e Zelensky-t përbënin një “deklaratë të terrorizmit shtetëror”, duke shtuar se Rusia do të vazhdonte sulmet e saj në rritje ndaj Ukrainës.
Linjat ajrore nga Kina, Turqia dhe shtetet e Gjirit janë ndër ato që përdorin hapësirën ajrore ruse, duke kursyer kohë dhe karburant në rrugët midis Azisë dhe Evropës.
Linjat ajrore të tjera e kanë shmangur kryesisht rajonin e Evropës Lindore që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt të vitit 2022. /rtsh/

