Ballkani dhe Malisheva rikthehen sonte në garat evropiane

Ballkani dhe Malisheva rikthehen sonte në garat evropiane

Dy skuadrat tjera përfaqësuese të Kosovës në garat evropiane, Ballkani dhe Malisheva, zbresin sonte në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, me synimin për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garës.

Ballkani do të përballet me Bohemiansin e Irlandës, në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:00, ndeshje e cila transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Skuadra nga Suhareka synon të përmbysë disavantazhin 2:1 nga ndeshja e parë në Dublin, ku irlandezët golin e fitores e shënuan në minutën e 90-të.

Ballkani po merr pjesë për të pestin sezon radhazi në garat evropiane dhe synon të rikthehet në sukseset që e çuan dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Në raundin e parë kualifikues, skuadra kosovare eliminoi Connah’s Quay Nomads nga Uellsi.

Ndërkohë, Malisheva udhëton në Skoci me epërsinë 2:0 ndaj Hibernianit, rezultat që e arriti javën e kaluar në Prishtinë. Ndeshja e kthimit zhvillohet nga ora 21:00 në Edinburgh, ku vendasit pritet të kenë mbështetje të madhe nga tifozët.

Për Malishevën, kjo është paraqitja e tretë në garat evropiane. Pas eliminimit në raundin e parë në dy edicionet e kaluara, këtë sezon skuadra ka bërë një hap të madh përpara, pasi fillimisht eliminoi Vllazninë e Shkodrës dhe tani është shumë pranë një tjetër arritjeje historike me kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Share This