
PSRK konfirmon se po kryhet zhvarrosje për identifikimin e mbetjeve mortore në një lokacion të Zubin Potokut
Prokuria ka konfirmuar aksionin për zhvarrosje që po zhvillohet në Zubin Potok.
Për Express, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka bërë të ditur se veprimet po realizohen me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
‘’Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, ka deklaruar Nora Luta.

